Showing posts with label Dieta. Show all posts
Showing posts with label Dieta. Show all posts

Tuesday, May 1, 2012

Dieta “gjumi” për të humbur kilogramë



orët e zgjatura në palestër dhe llogaritjen e pafund të kalorive, pasi ka një mënyrë shumë më të thjeshtë për të humbur në peshë. 

Një dietë “gjumi” është përgjigja më e mirë për të humbur kile, pretendojnë disa shkencëtarë pas një studimi.

Friday, April 20, 2012

Dieta PMS

Ushqimi, të cilin e konsumoni para ciklit menstrual, mund t’i largojë disa nga simptomat e padëshirueshme.

HANI MËNGJES - Tejkalimi i vaktit të mëngjesit përnjëherë e ul nivelin e sheqerit në gjak dhe e keqëson disponimin. Kombinimi i proteinave dhe i karbohidrateve, siç janë gjalpi nga kikirikët dhe kroasani, ose vezët me fetë buke, do t’ju shpëtojnë nga mundimet e momentit.

Katër kile në katër ditë

Kjo është dieta SOS, ajo që me sakrifica të mëdha, por të kufizuara në kohë, ju rregullon figurën aq sa mjafton për të ndjerë të mirën ideale; për të përballuar një situatë të veçantë, për t'u përgatitur për një pushim në det ose për një situatë ‘estetikisht’ impenjuese.


Sigurisht duhet të jetë fillimi i një periudhe më të gjatë diete, në qoftë se doni të mbani rezultatet e arritura në këto katër ditë. Por mos e zgjasni më tepër këtë dietë që është e pa ekuilibruar: në fakt mungojnë plotësisht qumështi dhe bulmeti, buka, makaronat dhe orizi dhe në përgjithësi drithërat dhe miellrat, përzierësit. Mund ta alternoni me periudha dietash të ekuilibruara. Pas katër ditësh diete të shpejtë rifilloni një ushqim me kalori të reduktuara, duke zgjedhur një nga dietat e ekuilibruara që kemi sugjeruar në pjesët e tjera të këtij manuali: një herë në muaj mund ta përdorni këtë dietë të katër ditëve.

Shtatë hapa magjikë dhe një "dietë sahat"

Problemi është i njohur. Pas një diete të rrufeshme, kilogramët e tepërt dyfishohen. Pra, çështja është se si të humbasim peshën që na rëndon një herë e mirë. Zgjidhjen e jep Dr. Rikardo Dale Grave, i cili propozon vetëm 7 hapa magjikë dhe një "dietë sahat".


Dr. Dale Grave është edhe krijues i "Dietës së Sahatit", e cila mbështetet në idenë e vakteve të përpikta. Kështu, sipas tij, orari i vakteve (8 në mëngjes, l në drekë, 4 pasdite dhe 8 në darkë) është sekreti, jo vetëm për humbur kilogramë, por edhe për të ruajtur një peshë trupore konstante.

Shkencëtari italian thekson se problemi i mbipeshës do të zgjidhet vetëm nëse procedura e humbjes shoqërohet nga një ruajtje e vazhdueshme e peshës së re. Për këtë ai propozon 7 hapat magjikë të përshkruar më poshtë.
Ai propozon diçka më shumë: humbje e 10% e peshës sonë brenda 6 muajve dhe ruajtje e saj për një jetë të tërë.

Tuesday, January 10, 2012

Dietë me oriz

Orizi qetëson urinë, është i mirë për shkrirje të kilogramëve. Përmban shumë vitamina, sidomos të kompleksit B, nxit qitjen e ujit të tepërt dhe të toksikeve nga trupi.


Mëngjesi: 50 gr oriz kokërrgjatë deh 150 gra qull të mollës.
Përgatitja: Zihet orizi dhe i shtohet qulli i molës.

Dreka: 50 gr oriz, 150 gr mish pule, kripë, piper, supë perimesh.
Orizi dhe supa zihen në supë të perimeve.

Darka: 50 gr oriz të zier në ujë, sallatë nga gjysmë kastraveci, lëng limoni, kripë, piper dhe kopër.
Dieta me oriz është e shkëlqyer për vegjetarianë, nëse pula zëvendësohet me kungull.

/Telegrafi/

Monday, January 9, 2012

Seks dieta heq kilogramët


Sforconi dëshirën seksuale dhe humbni kilogramët e tepërt njëkohësisht. Tingëllon tepër mirë për të qenë e vërtetë, mirëpo kjo dietë e paramenduar posaçërisht vërtet do t’ju ndihmojë të humbni disa kilogramë dhe të forconi libidon.

Kjo dietë me pak kalori, është e balancuar mirë me vitamina esenciale dhe minerale, siç janë zinku, omega 3, yndyrat, vitamina B3, mangani dhe arginina, të gjithëve u është e njohur që “ngre” nivelin e hormoneve seksuale. Me kalimin e viteve, niveli i hormoneve seksuale (estrogjenit për femrat edhe i testosteronit për meshkujt) ulet dhe kjo ndikon në numrin e spermatozoideve, në thatësinë e vagjinës dhe në libido. Këto ndryshime hormonale mund të ndikojnë edhe në energjinë tuaj, pastaj në metabolizëm, por nëse trupi ju ndryshon dhe keni filluar të shtoni peshë, gjëja më e fundit që do t’ju shkojë në mendje është që me partnerin “të luani” nën çarçaf. Kjo dietë do t’ju ndihmojë që të zgjoni dëshirën seksuale dhe të humbni kilogramët njëkohësisht. Ajo mund të ndihmojë edhe te menopauza dhe te shtimi i plleshmërisë.

Sunday, December 4, 2011

Dieta me mollë: Për 7 ditë - 3 kilogramë më pa

Molla, falë përbërësve që ka, krijon ndjenjën e ngopjes, por mund ta konsumoni në variante të ndryshme, p.sh. pite me mollë, marmelatë, mirëpo efekt të mrekullueshëm në shëndetin e organizmit ka edhe uthulla e mollës.


Dieta me mollë është regjim i shkëlqyeshëm i ushqimit për ata të cilët dëshirojnë t’i eliminojnë shtresat yndyrore për vetëm disa ditë. Nëse edhe për ju linja e përsosur e trupit aktualisht është një ndër prioritetet më të rëndësishme, ju këshillojmë që menjëherë të shkoni në treg dhe të blini këtë pemë. Në të vërtetë, molla, falë përbërëseve që ka, krijon ndjenjën e ngopjes, ndërkaq mund të konsumohet edhe në variante të ndryshme., p.sh. pite me mollë, marmelatë, mirëpo efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin e organizmit ka edhe uthulla e mollës, e cila do t’ju shërbejë për përgatitje të sallatave.

Dieta e karotës

Karota është mjaft e pasur në vitamina A, B dhe C, si edhe substanca minerale mjaft të çmuara për organizmin. Konsumimi i shpeshtë i karotave është i nevojshëm, sidomos për ata persona që vuajnë nga lodhja, dobësia dhe stresi.


Kërkimet e fundit kanë treguar se dieta me karotash është mjaft e mirë për të humbur kilet e tepruara.

Dita e parë 
Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht dhe gjashtë biskota.
Paradreke: një gotë lëng karote.
Dreka: 50 gr. oriz me salcë karote dhe një frutë.
Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.
Darka: 100 gr, pulë me një domate të madhe.

Friday, November 4, 2011

Dieta me ananas

Me vetëm 40 kalori për 100 g, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për dobësim.


Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.