Saturday, February 19, 2011

Shatobrian me kërpudha

Për 4 persona:

* 50 gr kërpudha të thata
* 900 gr biftek
* 1 thelb hudhër
* 150 ml shtalpë
* 1 kub supë e gatshme pule
* 50 gr gjalpë
* majdanoz
*100 ml verë e bardhë
* vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:

Në tenxhere me ujë në zjarr e ziejmë kubin e supës së gatshme. Në tenxhere tjetër me ujë të valuar në zjarr i kaurdisim kërpudhat.

Biftekun e presim në copë të trasha dhe sipër tyre hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Copët e mishit i skuqim në vaj dhe gjalpë.

E heqim mishin e skuqur dhe në të njëjtën yndyrë i skuqim kërpudhat e ziera. E shtojmë hudhrën e grirë, verën e bardhë dhe supën. E kaurdisim masën në zjarr të dobët 20 minuta.

Me lugë sitë i nxjerrim kërpudhat dhe në tigan i kthejmë copët e mishit. Pas një kohe, i nxjerrim copët e mishit dhe në tigan e shtojmë shtalpën dhe majdanozin e grirë. Përziejmë me tel kuzhine.

Pasi salca e fiton dendësi në e duhur, e heqim tiganin nga zjarri.

Në njërën anë të pjatës për servirje i vëmë copët e biftekut. Me lugë, sipër hedhim salcë nga tigani. Sipër çdo cope bifteku vëmë kërpudha.

Zbukurojmë me perime të përziera të skuqura, me gjethe endevi dhe me nga 3 feta domateje.

No comments:

Post a Comment