Saturday, February 19, 2011

Domate të mbushura me shpageta

Për 4 persona:

* 4 domate
* 125 gr shpageta
* 3 copë djathë i shkrirë
* 2 dl shtalp
* 1/2 koke qepë
* 1 lugë salcë domatesh
* 1 thelb hudhër
* 50 gr gjalpë
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në tenxheren në zjarr me ujë i ziejmë shpagetat.

Domateve ua presim pjesën e sipërme dhe ua nxjerrim brendinë. Pjesën e brendshme të nxjerrë të domateve e presim në copë dhe e hedhim në enë të thellë.

Në tenxhere në zjarr hedhim gjalpë dhe vaj. Në yndyrën e nxehtë e skuqim qepën e grirë. E grijmë thelbin e hudhrës dhe e hedhim në tenxhere.

I shtojmë edhe brenditë e domateve të prera. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Shtojmë një lugë salcë domatesh dhe shtalpin. Djathin e shkrirë e presim në copë dhe e shtojmë në tenxhere.

Përziej më derisa të shkrihet djathi i shkrirë. Pastaj, në tenxhere i shtojmë shpagetet e ziera. Me këtë masë i
mbushim domatet.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe i vëmë në të domatet e mbushura. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Domatet e mbushura i vëmë mbi gjethe sallate jeshile. Sipër hedhim parmezan.

No comments:

Post a Comment