Monday, February 14, 2011

Braziliane

Nevojiten:

* 125 gr sheqer pluhur
* 100 gr bajame të grira
* 125 gr çokollatë për gatim
* 2 lugë qumësht
* 2 lugë rum
* 2 lugë kafeje kafe

Përgatitja:

Në enën për përzierje i hedhim bajamet e grira, sheqerin pluhur dhe kafenë. Në anën e shpeshtë të rendes, në enë e grijmë çokollatën.

E shtojmë qumështin dhe rumin dhe përziejmë me lugë. Pastaj, vazhdojmë masën ta ngjeshim me dorë.

Me duar marrim nga masa dhe formojmë topëza. Topëzat i kalojmë në çokollatë të grirë dhe i vëmë në shporta letre.

Brazilianet i rendisim në pjatën për servirje.

No comments:

Post a Comment