Monday, February 14, 2011

Sallatë segedini

Për 4 persona

* 250 gr tul lope
* 3-4 speca të kuqe të pjekura
* 3 domate
* 1 kokë qepë
* 2 thelpinj hudhër
* majdanoz
* 2 lugë uthull
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Mishin e presim në kube dhe e ziejmë në tenxhere me ujë. Qepën e presim në copë
më të mëdha, domatet dhe specat i presim në kube i grijmë thelpinjtë e hudhrës dhe majdanozin dhe të gjitha i hedhim në një enë të thellë. Hedhim vaj, uthull, kripë dhe grijmë piper të zi. Copët e mishit të zier i shpëlajmë me ujë të ftohtë, i kullojmë dhe i shtojmë në enën me sallatë.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me dy gjethe sallate jeshile e vëmë në të sallatën e Segedinit. Qepët e njoma i presim përgjysmë dhe i vëmë sipër gjetheve të sallatës jeshile.

No comments:

Post a Comment