Monday, February 14, 2011

Buding diplomatik

Nevojiten:

* 400 gr biskota
* 100 gr rrush i thatë
* 100 gr sheqer
* 80 gr arra
* 12 vezë
* 220 gr sheqer
* 3 mollë
* 50 ml rum
* 200 ml shtalp
* 500 ml qumësht
* edhe 500 ml qumësht

Përgatitja:

I qërojmë mollët, i presim në copë dhe i hedhim në tenxhere. Shtojmë ujë dhe tenxheren e vëmë në zjarr. Pasi zien, copët e mollëve i kullojmë dhe i hedhim në enë të madhe e të thellë. I thërrmojmë arrat dhe i shtojmë në enë. Në enë e hedhim rrushin e thatë dhe rumin.

Në tenxhere në zjarr e hedhim 500 ml qumësht dhe 220 gr sheqer. Pasi zien, qumështin e hedhim në enën për përzierje. Thyejmë 6 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enën për përzierje dhe e rrahim përmbajtjen me mikser. Me mikser i rrahim edhe të bardhat dhe i shtojmë në enë. E përziejmë me tel.

Tavën e lyejmë me gjalpë. Biskotat i thyejmë me duar dhe i hedhim në tavë. Sipër biskotave e hedhim masën me mollë, rrush të thatë dhe arra. Sipër e hedhim masën nga ena për përzierje. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

500 ml qumësht hedhim në enë të madhe e të thellë. I thyejmë 6 vezët e mbetura dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. Të verdhat i hedhim në enën me qumësht, shtojmë 100 gr sheqer dhe përmbajtjen e rrahim me mikser. Enën e vëmë në një enë mbi avull dhe e ziejmë kremin, derisa ta fiton dendësi në e duhur. Shtalpin e rrahim me mikser, derisa kremi pana ta fitojë dendësi në e duhur.

Brumin e pjekur e presim në copë. Dy copë vëmë në pjatën për ëmbëlsira. Sipër copëve hedhim nga kremi. Kremin pana e mbushim në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, i zbukurojmë copët e budingun diplomatik.

1 comment: