Monday, February 14, 2011

Bukë me vezë dhe spinaq

Për 4 persona

* 1/2 kg spinaq
* e 1 bukë
* 200 gr kaçkavall
* 5 vezë
* 300 ml shtalpë
* 50 gr miell
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

E kaurdisim spinaq in në ujë të valuar, e kullojmë, e presim në copë të imëta dhe e skuqim në vaj në tigan. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. E grijmë kaçkavallin dhe e shtojmë në tigan. Tiganin e heqim nga zjarri dhe shtojmë në të 100 ml shtalpë dhe miellin.

Bukën e presim nga dy feta të bashkuara, si për sandviç. I mbushim me masën me spinaq. I rrahim vezët me pirun. Çdo sandviç me bukë e kalojmë në vezët e rrahura dhe e skuqi m në vaj. Pasi skuqen, i nxjerrim nga tigani dhe i vëmë në pjatë të mbuluar me letër, për t'ua mpirë yndyrën.

Bukët me vezë me spinaq i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Pjatën e zbukurojmë me dy gjethe sallate jeshile dhe me shtalpë.

No comments:

Post a Comment