Monday, February 14, 2011

Musaka me bukë bajate

Për 4 persona nevojiten:

* 1/2 kg mish i grirë
* ½ bukë bajate
* 4 vezë
* 100 ml qumësht
*1 kokë qepë
* 200 gr kaçkavall
* 1 lugë erëza të përziera
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj. Pastaj, në tigan e shtojmë mishin e grirë. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi.

Ndërkohë, bukën e presim në feta, të cilat i rendisim në tavën qeramike, në të cilën kemi hedhur vaj. Mishin e grirë dhe qepën e skuqur e hedhim sipër fetave të bukës. Sipër vëmë edhe një shtresë feta buke.

I thyejmë vezët në enë të thellë, hedhim një lugë erëza të përziera, e shtojmë qumështin dhe i rrahim me tel kuzhine. Këtë masë e hedhim në tavë sipër fetave të bukës. Sipër grijmë kaçkavall. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.

Musakën e presim në copë. Tri copë musake me bukë bajate vëmë në pjatën për servirje. Mes copëve të musakës zbukurojmë me keçap. Sipër keçapit vëmë kokrra kapari.

No comments:

Post a Comment