Monday, February 14, 2011

Mëngjes energjik për fëmijët shkollar

shumë nëna përgatitja e mëngjesit për fëmijët e vegjël para se të ikin në shkollë është një çështje mjaft e vështirë. Një pjesë e madhe e fëmijëve nuk konsumojnë fare mëngjes dhe preferojnë zgjidhjet e shpejta të byreqeve ahe sandviçëve.

Nga ana tjetër mjaft prindër mendojnë se e vetmja zgjidhje e përshtatshme për t'u ofruar një mëngjes të plotë fëmijëve të tyre është qumështi dhe buka e shoqëruar me gjalpë, marmelatë ose ushqime tjera. E vërteta është se ushqimet e lartpërmendura janë të nevojshme për zhvillimin e organizmit fëmijëror, por ekzistojnë edhe lloje të tjera ushqimesh, të cilat u ofrojnë fëmijëve gjallëri dhe energji, duke ndihmuar në ripërtëritjen dhe funksionimin e mirë të trurit.

Sidomos, sot, mjaft nëna preferojnë të ashtuquajturat smoothies, të cilat nuk janë tjetër veçse përzierje frutash, lëngjesh frutash, qumështi etj, të rrahura në blender. Konsumimi i tyre në mëngjes, para orarit shkollor, i ndihmon fëmijët të marrin energjinë e duhur. Më poshtë po ju ofrojmë një recetë mjaft të thjeshtë, por që përmban të gjitha vlerat ushqimore për të cilat ka nevojë fëmija juaj për të filluar sa më mbarë shkollën.

Nevojiten:

* l vezë e freskët
* l banane
* l filxhan çaji lëng portokalli
* l mollë e kuqe, me gjithë lëkurë, por pa farëza.

Hidhni në blender të gjitha ushqimet e lartpërmendura dhe rrihini mirë derisa të dalë një masë homogjene. Konsumojeni menjëherë!

1 comment:

  1. vezen a duhet perzier me me frutat apo veq e veq ? ju lutem me ktheni pergjigje..se jam shum ne hall me vajzen time

    ReplyDelete