Wednesday, February 23, 2011

Lëng viçi

Për 1 litër lëng nevojiten:

* 1,5 kg kocka viçi, të prera
* ½ këmbë viçi të vogël të ndarë më dysh për së gjati e të përvëluar
* 200 gr. karota të prera në feta
* 6 domate të qëruara, e të prera, pa fara
* 250 ml. verë e bardhë
* 2 thelpinj hudhra
* 100 gr. qepë, të prera trashë
* 150 gr. kërpudha të prera në feta
* fletë dafine ose degëz rigoni, presh apo majdanoz).

Përgatitja:

Nxeheni furrën në 220 0e. Vendosni të gjitha kockat në një tepsi dhe lërini në furrë që të piqen. Sapo të kenë marrë ngjyrë, shtoni karotat, qepët dhe lërini në furrë për akoma 5 minuta. Më pas, duke përdorur një lugë me vrima, vendoseni të gjithë përmbajtjen e tepsisë në një tenxhere të thellë. Derdheni vajin e mbetur në tepsi dhe hidhni në tepsi verën. Kruani me një lugë mbeturinat e djegura dhe përziejini ato me së bashku me verën.

Lëreni verën në furrë derisa të avullojë 1/2 e saj dhe në vazhdim shtojeni në tenxhere.

Hidhni në tenxhere 3 litra ujë dhe lëreni në zjarr të fortë derisa të marrë valë. Menjëherë sa te ketë valuar, uleni zjarrin dhe e zieni ngadalë për 10 minuta. Shtoni përbërësit e mbetur dhe ziejeni lëngun për akoma 2 orë e gjysmë, duke hequr herë pas here shkumën e mbledhur në sipërfaqe.

Në fund kalojeni lëngun në kullesë dhe lëreni të ftohet mbi akull.

No comments:

Post a Comment