Wednesday, February 23, 2011

Domate me bizele

Për 4 veta:

* tetë domate mesatare
* 3 lugë margarinë
* 1 qepë të grirë
* 200 gr bizele të ziera
* 1 lugë majdanoz të grirë
* 1 të verdhë veze
* 150 gr djathë kaçkavall
* kripë * piper

Përgatitja:

1. Lani mirë domatet, prisni një fetë të hollë nga sipër në formë kapaku dhe boshatisni krejt përmbajtjen e tyre nga brenda.

2. Hidhni kripën dhe piperin dhe i lyeni me një lugë margarinë duke i vendosur në një tepsi. Piqni domatet 40 minuta, derisa të fillojnë të rrudhosen.

3. Ngrohni pjesën tjetër të margarinës në një tigan dhe hidhni në të qepën në një zjarr mesatar derisa të fillojë skuqja. Shtoni bizelet dhe majdanozin dhe i përzieni mirë.

4. E bashkoni përzierjen me të verdhën e vezës, kripën, piperin, kaçkavallin e grirë. Me përzierjen e përgatitur mbushni domatet.

5. I vendosni në tepsi të cilën e keni lyer me margarinë dhe pastaj e fusni në furrë të parangrohur në temperaturën 22o gradë pothuajse 10 minuta derisa të fillojnë të skuqen.

No comments:

Post a Comment