Saturday, February 19, 2011

Sallatë jeshile me peshk të tymosur

Përbërësit:

● 1 sallatë marule
● 1 tufë kopër
● 1 kastravec
● 2/3 filxhan çaji vaj ulliri
● 2 qepë të njoma
● 100 g peshk të tymosur (Salmon)
● 100 g djathë ose gjizë (ose djathë të bardhë të thërrmuar)
● lëngu i një kokrre limoni
● kripë

Gatimi

1. Priteni hollë sallatën, koprën dhe kastravecin dhe përziejini në një tas të madh.

2. Shtoni djathin, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Rregullojeni përzierjen me kripë.

3. Mbështillini filetat e peshkut të tymosur në formë rolete.

4. Mbërthejini me kruajtëse dhëmbësh që të mos hapen dhe vendosini mbi sallatë.

No comments:

Post a Comment