Thursday, January 20, 2011

Tortë me mish

Për 4 persona:

* 1 kg mish i grirë
* 3 domate
* 2 karota
* 2 patate të qëruara
* 3 kokë qepë
* 2 speca të kuqe dhe 2 speca jeshile të freskëta
* 1 lugë erëza të përziera
* 1 lugë kripë speci
* 2 thelpinj hudhër
* majdanoz
* 2 vezë
* 8 ullinj të zi
* 2 lugë bukë e grirë
* 300 gr kaçkavall
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në enë të thellë e vëmë mishin e grirë. Në anën e rrallë të rendes në enë i grijmë karotat, patatet dhe qepët. Pastaj, me mjetin e posaçëm i shtypim thelpinjtë e hudhrës në enë. Hedhim kripë, piper të zi, erëza të përziera dhe kripë speci.

I thyejmë vezët në enë dhe e shtojmë bukën e grirë dhe majdanozin e grirë. Vazhdojmë ta ngjeshim masën me dorë. Specat dhe domatet i presim në rrathë. Ullinjve ua heqim farat dhe i presim në rrathë.

Tavën e rrumbullakët e mbulojmë me letër. Masën me mish të grirë e ndajmë përgjysmë. Gjysmën e mishit e vëmë në tavë dhe e hapim. Sipër masës rendisim copë speci të kuq dhe copë domatesh. Sipër domateve vëmë speca jeshile dhe ullinj. Në tavë hedhim kripë dhe piper të zi. Në anën e shpeshtë të rendes, në tavë e grijmë gjysmën e kaçkavallit. Pastaj, në tavë e vëmë gjysmën e dytë të mishit të grirë. Sipër rendisim rrathë speci të kuq dhe domate. I vëmë copët e ullinjve dhe të specit jeshil. Sipër e grijmë gjysmën e mbetur të kaçkavallit. Në skajet e tavës hedhim 70 ml ujë dhe tavë n e vëmë në furrë.
E pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Tortën me mish e presim në copë. Copët e tortës i rendisim shkallë-shkallë dhe në rreth në pjatën për servirje. Mes copëve të tortës zbukurojmë me degë majdanozi dhe me ullinj.

No comments:

Post a Comment