Thursday, January 20, 2011

Tortë me fruta të thata dhe çokollatë

Nevojiten (për 12 veta):

* 60 g arra
* 60 g bajame
* 60 g lajthi të qëruara
* 30 g fara pishe
* 60 g lëvore portokalli dhe qitroje të sheqerosura në kube
* 30 g rrush i thatë i zbutur
* 60 g kakao e hidhur pluhur
* 125 g çokollatë për gatim e prerë trashë
* nga gjysmë luge kanellë dhe piper i zi i bluar
* 90 g mjaltë
* 350 g miell
* pak fara finokio

Përgatitja:
Grini trashë arrat, bajamet dhe lajthitë. Vini në një tas të madh dhe shtoni farat e pishave, lëvoret e sheqerosura, rrushin e thatë, kakaon, çokollatën, kanellën dhe piperin.
Përzini mirë, pastaj shtoni mjaltin, miellin dhe farat e finokios. Bëni me gjalpë e me pak miell një tavë për tortë.

Hidheni me lugë përzierjen e përgatitur brenda në tavë dhe piqeni në furrën e ngrohur më parë në 160 gradë për 30 minuta, ose derisa sipërfaqja e ëmbëlsirës të ketë marrë ngjyrë.

Lëreni në tavë për 30 minuta, pastaj kthejeni në një tabaka dhe lëreni të ftohet. Për shtresën me të cilën do të vishet, shkrini çokollatën në banjëmari.

Lëreni të ftohet për 10 minuta, pastaj lyejeni me të tortën.

1 comment: