Për 4 persona
* 8 feta buke
* 8 speca të kuqe, të pjekura
* 300 gr kaçkavall
* 300 gr sallam
* 100 gr miell
* 360 ml shtalpë
* 200 ml majonezë
* 2 vezë
* vaj, kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Specat e pjekura dhe të pastruara i thajmë në leckë kuzhine. Thyejmë dy vezë dhe i rrahim me tel kuzhine. Pasi thahen, specat e hapura i kalojmë në miell dhe në vezët e rrahura dhe i skuqim në vaj. Specat pane të skuqura i vëmë në pjatë mbi të cilën kemi shtruar letër, për t'ua mpirë yndyrën.
Majonezën e shtojmë në enën me shtalpë. Përziejmë me lugë dhe çdo fetë buke e lyejmë me masën nga majoneza dhe shtalpa. Fetat e bukës i rendisim mbi tabakanë drejtkëndëshe. Sipër tyre i rendisim specat pane. Edhe ato i lyejmë me masën nga majoneza dhe shtalpa. Pastaj, kaçkavallin e presim në feta të holla, të cilat i rendisim mbi specat e lyera. Sipër kaçkavallit i rendisim specat e mbetura. Përsëri i lyejmë me masën nga majoneza dhe shtalpa. Pastaj, shkallë-shkallë i rendisim fetat e sallamit dhe i lyejmë me masën nga majoneza dhe shtalpa. Në anën e shpeshtë të rendes, sipër sallamit grijmë kaçkavall.
E lëmë tortën të ftohet.
Tortën e shtrënguar e presim në shirita. Katër shirita rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Domaten e presim në rrathë. Nga një rreth domate vëmë mbi çdo shirit. Me nga një degë kopër e përfundojmë zbukurimin.

No comments:
Post a Comment