Përbërësit:
* 200 gr oriz me kokrrën e gjatë
* 1 lidhje majdanoz
* 50 gr ullinj jeshil pa fara
* 100 gr djathë feta
* 1 vezë
* krip
* piper
* 4 speca të mëdhenj
* 2 lugë vaj ulliri
* 250 gr domate të vogla – domate Cherry
* 1 lugë ullinj të zinj (ullinj të shtypur – të bërë krem)
Mënyra e përgatitjes:
E ziejmë orizin sipas këshillave në ambalazh. Ullinjtë jeshil dhe majdanozin e lajmë dhe i vëmë në mikser dhe i përziejmë deri sa bëhen krem. I heqim orizit ujin dhe e përziejmë me kremin e formuar në mikser. Shtojmë dhe 50 gr djathë të thërrmuar, vezë, krip dhe piper.
E ngrohim furrën me flakë mesatare. Përgatisim specat, i presim për gjysmë dhe i vendosim në një tavë termorezistente. Mbushim gjysmat e specave me kompozicionin me oriz dhe ullinj dhe i spërkasim me vajin e ullirit. Shtojmë mbi specat djathin që na ka ngelur, domatet e vogla dhe kremin e ullinjve të zinj.
Tava vendoset 15 minuta ne furrë.
Në fund zbukurohet me borzilok të freskët.
No comments:
Post a Comment