Përbërësit për 4 persona:
* 300 gr makarona
* 250 gr fi let pule
* 100 gr karota
* 150 gr kokrra misri (nga doza)
* 150 gr bizele (të ngrira, ose të konservuara)
* 100 gr ajkë e thartë
* 30 gr margarinë ose vaj
* 1 qepë
* 2 thelpinj hudhre, kripë, pipër i zi
Përgatitja:
Në një enë me ujë të valë e kripë, makaronat qitën të zihen për 8 minuta. Hiqen nga zjarri dhe derdhën në kulluese.
Mishi lahet dhe prehët në copa mesatare të mëdha. Qepa e hudhra qërohen e grihën imët.
Margarina qitët në tigan, kaurdisët qepa e hudhra, pastaj qitet mishi dhe së bashku kaurdisën për 5 minuta.
Ndërkohë, karotat qërohen e prehën në formë shkopinjsh të hollë dhe qitën në mish. Pastaj i qitët kripa e piperi dhe kaurdisen edhe 5 minuta.
Misri hiqet nga doza e kullohet nga uji, bashkë me bizele qitën në tigan, vazhdohet zierja
edhe 5 minuta.
Në fund qitën edhe makaronat e zier e të kulluar, qitët edhe ajka, përzihen të gjitha mirë dhe në fund gjellës i jepet shija sipas dëshire.
supreme
ReplyDeletekyrie shoes
yeezy
fear of god
hermes