Thursday, January 20, 2011

Supë perimesh për fëmijë

(Për fëmijë mbi 8-muajsh, të cilët kanë filluar të hanë pure perimesh)

Nevojiten:

* 2 patate të vogla
* 2 karota të vogla
* 3-4 lloje perimesh të stinës
* 2 lugë kafeje vaj ulliri
* 1 lugë kafeje lëng limoni
* 2 lugë gjelle miell orizi.

Përgatitja:
Pastrojini dhe lajini mirë patatet, karotat dhe perimet e tjera. Zieni 4 gota ujë dhe, sapo të fillojë të marrë valë, shtoni të gjitha perimet. Lërini të ziejnë mirë për 40 minuta.

Pasi perimet të kenë zier, kalojini në blender derisa të bëhen pure.

Hidheni këtë pure në pjatë dhe shtoni pak lëng limoni (në vend të lëngut të limonit mund të shtoni dy lugë gjelle lëng domatesh, pa farëza dhe lëkurë) e vaj ulliri.

Lëreni supën të ftohet pak, shtoni miellin e orizit, përziejeni dhe ushqeni me të fëmijën.r

No comments:

Post a Comment