Tuesday, January 18, 2011

Patate të skuqura me salcë djathi dhe vezë

Materialet për 4 persona

· 600 gr. patate
· 200 gr. djathë kaçkavall, i butë, i grirë
· 2 thelpinj hudhre të prera hollë
· 100 ml. verë e bardhë
· 200 ml. krem qumështi
· 2 të kuqe vezësh
· 2 lugë gjelle majdanoz
· 60 gr. gjalpë
· kripë dhe piper

Përgatitja

1. Lani shumë mirë patatet; i lyeni me pak gjalpë dhe në vazhdim i mbështillni me letër alumini. I piqni në furrë për 1 orë, derisa të zbuten,

2. Menjëherë më pas u hiqni cipën: i prisni në copa të mëdha dhe i vendosni në një enë të lyer me gjalpë.

3. Sipër patateve hidhni pak djathë të trashë të butë, të grirë trashë.

4. Rrihni kremin e qumështit me verën, të kuqet e vezëve dhe kripën e piperin. Shtoni djathin e grirë, hudhrën, majdanozin dhe i përzieni mirë të gjitha materialet.

5. I spërkatni patatet me masën prej djathi dhe I piqni derisa djathi të shkrijë. E servoni gatimin menjëherë.

No comments:

Post a Comment