Materialet për 8 persona
* 1 ose 2 peta byreku
* 450 gr. spinaq
* 400 gr. karota
* 50 gr. djathë kaçkavall 2 thelpinj hudhre
* 1 tufë majdanoz
* 60 gr. pistakë (fistekë)
* 50 gr. rrush i thatë
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 40 gr. gjalpë
* 1e kuqe veze
* kripë, piper
Përgatitja
1. Prisni karotat në forma rrethore. I skuqni me gjysmën e hudhrës; shtoni në te majdanozin dhe i hidhni kripe e piper. E shtroni këtë masë në petën e byrekut.
2. Pastroni me kujdes spinaqin; e shtrydhni; e prisni në copa të trasha dhe e skuqni me pjesën tjetër të hudhrës. Pasi të shtoni kripe dhe piper e hiqni nga zjarri. Menjëherë më pas hidhni rrushin e thate, pistakët (fistekët) dhe djathin kaçkavall.
3. E përzieni mirë këtë masë dhe e shtroni në petën e byrekut, mbi shtresën me karota që hodhët më parë. (Shpërndani copat e djathit nëpër të gjithë petën, me qëllim që të mos ketë vetëm në një vend).
4. E vendosni ‘strudelin’ në një tepsi të lyer me gjalpë dhe përsipër e lyeni me të kuqtë e vezës, të cilën e keni rrahur më parë me pak ujë.
5. E piqni ushqimin për 45-50 minuta. Kur të jetë
Gati, sipas preferencave e servoni të ftohtë ose të ngrohtë.
No comments:
Post a Comment