Përbërësit për 4 veta:
* 400g makarona
* 100g proshutë e tymosur
* ¼ spec të kuq
* 200g kunguj me lëkurë të gjelbër
* 1 thelpi hudhër
* kripë, piper
Lani me kujdes specat dhe kungujt. Vini hudhrën dhe vaj ulliri në zjarr. Shtoni proshutën, të prerë në copa të vogla dhe lëreni të skuqet. Prisni specat dhe kungujt në rripa të hollë dhe hidhini në tiganin e nxehtë, duke filluar me kungullin, pastaj specat; shtoni kripë dhe piper.
Ndërkohë që vegjetalet skuqen në tigan, zieni makaronat; kullojini dhe hidhini edhe ato në tigan duke i lënë 2-3 minuta të përzien të gjitha bashkë, por mos harroni të hiqni më parë hudhrën.
Në këtë pjatë bashkohen shija delikate e perimeve, si ajo e kungullit dhe shija e plotë e proshutës së tymosur. Ky është një gatim i lehtë, sepse nuk rëndohet nga mishi, pasi sasia e përdorur është e pakët. Duket se nuk i mungon asgjë, përveç një vere të bardhë.
No comments:
Post a Comment