Tuesday, January 18, 2011

Bamje me domate

Përbërësit:

-600 gr bamje të qëruara,
-2 qep të mëdha të prera thela,
-1 hudhër,
-3 domate të mëdha, të bëra në rende,
-2 domate të mëdha të prera thela
-1 lidhje majdanozi të prerë,
-1 filxhan me uthull,
-1 filxhan me vaj dhe 1 filxhan me ujë
-1 lugë e vogël me krip, ½ lugë e vogël piper, ½ lugë e vogël sheqer

Përgatitja:

Në një tas përziejmë bamjet e qëruara me uthullën, dhe i lëmë të rrinë deri sa përgatisim përbërësit e tjerë.

Në një tenxhere skuqim qepën e prerë thela dhe hudhrën (nja 4-5 min), shtojmë domatet e bëra në rende, piperin, dhe ½ luge sheqer. I lëmë të ziejnë, në flakë të ulët nja 5 minuta.

Pastaj shtojmë bamjet (bashkë me uthullën), vëmë përsipër majdanozin (nuk përzihet më me lugë pasi që shtuam majdanozin), dhe vendosim sipër thelat e domateve, hedhim krip, piper dhe ujin nga filxhani.

Zihen me kapak , 30 minuta, ose deri kur bamjet kanë ngelur vetëm me vaj (uji është tharë i tëri). Here pas here duhet përzier që mos ngjiten bamjet në tenxhere.

Gjella servihet e ngrohtë.

No comments:

Post a Comment