Sunday, December 25, 2011

Vezë me patate dhe speca të kuq


Nevojiten (për 4 persona):
* 800 g patate
* 1 ose 2 speca të kuq
* 5-6 thelpinj hudhre
* 8 ve
* djathë
* 4 lugë vaj
* kripë

Përgatitja:
Patatet zihen një ditë përpara ose në mëngjes, në mënyrë që të ftohen mirë e të forcohen. Nxehet furra në 200 gradë C. Patatet qërohen dhe priten në katrorë të vegjël. Specat lahen, u hiqen bishtat dhe priten për së gjati, u hiqen damarët dhe farat. Qërohen thelpinjtë e hudhrave dhe bashkë me specat priten sa më imët.

Në një enë thyhen vezët, u shtohen hudhrat dhe specat e kuq. Kalohet në rende djathi, i shtohen vezëve, masa kripet. Në një kallëp të rrumbullakët, të cekët, nxehet vaji, qiten katrorët e patateve në të dhe fërgohen, në mënyrë që të skuqen mirë në të gjitha anët.

Patateve të skuqura u shtohet masa e vezëve dhe tepsia futet në furrë të nxehur, piqet për 20-25 minuta, në mënyrë që sipërfaqja të skuqet pak.

Shërbehet menjëherë, me sallatë.

No comments:

Post a Comment