Sunday, December 25, 2011

Mish viçi në kripë


Nevojiten (për 4 persona):
* 500 g mish viçi
* 20 g ajkë për zierje
* 80 g jogurt
* 2 lugë mustardë (senf)
* 2 kg kripë të trashë deti

Përgatitja:
1. Në një enë të gjerë qitet kripa, laget me pak ujë dhe përzihet me lugë druri. Fundi i tepsisë shtrohet me një shtresë kripe të lagur, rrafshohet sipërfaqja, mbi të vendoset mishi, mbulohet me kripë, shtypet pak. Piqet 50 minuta në 190 shkallë. Ndërkohë, përzihet ajka, jogurti dhe senfi.

2. Nxirret mishi nga furra, thyhet syprina e kripës, mishi pritet në copa të sheshta dhe shërbehet me salcën e përgatitur.

No comments:

Post a Comment