Saturday, March 5, 2011

Sallatë frutash me vanilje

Në vend të ëmbëlsirës mund t'i ofroni fëmijës suaj një sallatë frutash. Ka më tepër vitamina dhe më pak kalori. Sallatat e frutave mund të konsumohen 1-2 herë në javë dhe rekomandohen kryesisht për ata fëmijë që janë mbi peshën normale.

Nevojiten:

• l mollë e prerë në copa të vogla
• l banane, e prerë në feta të vogla
• l mandarinë të ndarë në thela
• 3 lugë gjelle kos
• 1/2 lugë kafeje pluhur vanilje ose l lugë kafeje ëmbëlsirë vanilje.


Gatimi

Në një tas hidhni të gjitha frutat. Përziejini mirë së bashku me kosin dhe vaniljen në një filxhan dhe hidheni këtë masë mbi frutat. Përziejeni sërish dhe lëreni sallatën në frigorifer për 15 min para se ta shërbeni.

1 comment: