Saturday, March 5, 2011

Miks zarzavatesh të skuqura

Përbërësit për 4 persona:

* 250 g gjoks pule
* 200 ml qumësht
* 150 g miell
* 1 kokë lulelakër rreth 100 g
* 4 angjinare
* 2 mollë
* 2 vezë
* vaj
* kripë
Gatimi:

1. Priteni gjoksin e pulës në kubikë. Pastrojini mollët nga lëkura, farat dhe ndajini në copa jo shumë të vogla.

2. Pastrojini angjinaret, hiqini gjethet e jashtme, barin e tepërt, gjembat dhe pritini në copa.

3. Pastrojeni lulelakrën nga gjethet e jashtme dhe ndajeni në copa të vogla. Rrihini copat në një tas bashkë me miellin me qumështin, të verdhat e vezëve, të bardhat e vezëve dhe hidhini kripë. Përzierja do të marrë trajtën e kremit.

4. Ngroheni mirë vajin në një tigan. Vendosini sipas radhës zarzavatet në kremin e krijuar dhe skuqini shumë.

5. Vendosini në një letër kuzhine dhe mbajini të ngrohta deri në momentin e servimit (mundohuni sa më shpejt).

No comments:

Post a Comment