Saturday, March 5, 2011

Krepë me çokollatë dhe akullore

Përbërësit për qullin:

* 100 g miell
* 1 kokërr vezë
* 200 g qumësht
* 1 masë vanilje
Përgatitja:

1. Në fillim përgatitni krepat.

2. Në një tenxhere të vogël përzieni miellin së bashku me sheqerin dhe vaniljen. Shtoni disa lugë qumësht dhe përziejini, në mënyrë që të mos krijohen toptha. Shtoni pak nga pak të gjithë qumështin.

3. Ziejeni kremin për 3 minuta në zjarr të ngadaltë, duke e përzierë vazhdimisht derisa masa të lidhet.

4. Mbushini me kremin krepat dhe palosini në formë rolete.

5. Shërbejini në pjatë të shoqëruara me një top akullore me vanilje.

No comments:

Post a Comment