Monday, March 21, 2011

Kek me miell misri dhe ananas

Sasia: 8 persona
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 40 minuta

Përbërësit:

● ¼ filxhani gjalpë
● ½ filxhani sheqer
● ananas i copëtuar


Keku: 150 gram miell misri i përgatitur ● 1 lugë çaji arra të bluara ● ¼ filxhan qumësht ● 1 vezë e rrahur ● ½ filxhan gjalpë ose margarinë e shkrirë ● ½ filxhan krem, sipas dëshirës

Përgatitja:

Ngroh furrën në 180 gradë C. Në tigan të madh, shkrij 1/4 e gjalpit. Hiqe nga nxehtësia; përziej 1 1/2 filxhani sheqer dhe ananasin; përhape në tigan.

Në një enë-poç mesatar, përziej përzierjen e miellit të misrit, arrat e bluara, 1/4 filxhani sheqer, qumështin, vezën, 1/12 filxhani gjalpë dhe kremin. Përzieji sa përbërësit të bashkohen. Hidh përzierjen në tigan.

Piq në 180 gradë C për 35-40 minuta ose sa të marrë ngjyrë të artë në kafe. Hiqe nga furra. Shkëput kekun nga tigani. Vendos pjatën ku do ta servirësh mbi tigan; ktheje me kujdes mbi pjatë.

Përdor për ta shërbyer, në rast se dëshiron me ndonjë krem.

No comments:

Post a Comment