Nevojiten (për 6 persona):
• 600 g patate
• 500 g qepë
• 1-2 thelpin hudhre
• 1-2 lugëza rigon
• 1 gjethe dafine
• 1 spec i kuq i bluar
• 1 dl verë të zezë
• 1 dl supë
• 400 g domate
• pak majdanoz
• 5 lugë vaj
• ajkë
• pak uthull molle • pak sheqer • kripë
Hudhra pastrohet dhe pritet imët. Patatet qërohen e pastrohen, priten në katrorë. Qërohen qepët, priten dhe fërgohen në vaj të nxehur derisa të zverdhen. Në qepë të fërguara qiten patatet, fërgimi vazhdon edhe për një kohë, duke i përzier, derisa të marrin pak ngjyrë. Pastaj kësaj i shtohen hudhra dhe speci i bluar. E gjithë kjo masë përzihet derisa të ndihet era e fortë e hudhrës. Qitet vera dhe supa, përzihen. Lihen të fërgohen pak. Gjatë kësaj kohe pastrohen e qërohen domatet, priten në katrorë, përzihen me perimet. Kripen, u shtohet pak sheqer. Kur të vlojë, ulet temperatura, ndërsa fërgimi vazhdon edhe për 20 minuta.
Këshillë: nëse nuk keni domate të freskëta, përdoren edhe ato nga konserva. Në këtë rast, domatet përdoren nga fundi i zierjes. Në fakt, domatet duhet të mbeten të tëra, e jo të zihen si në disa gjellë të tjera.
No comments:
Post a Comment