Saturday, March 5, 2011

Bombëza me rum

Nevojiten:

* 2 vezë të ziera
* 80 gr sheqer pluhur
* 1 lugë sheqer pluhur
* 1 lugë gjalpë
* 30 ml rum
* 150 gr arra të grira
* 159 gr çokollatë për gatim
* 1 vezë
Përgatitja:

I qërojmë vezët e ziera dhe të verdhat i vëmë në enë të thellë. E shtojmë sheqerin pluhur, rumin dhe gjalpin. E përziejmë përmbajtjen me mjetin për pure. Nga masa krijojmë topëza dhe i vëmë në pjatë.

Në enë të thellë i vëmë arrat e grira. Në anën e rrallë të rendes në enë e grijmë çokollatën dhe përziejmë me lugë.

E thyejmë vezën dhe e ndajmë të bardhën nga e verdha.

Të bardhën e hedhim në enën për përzierje, ndërsa të verdhën në një enë anash. Me mikser e rrahim të bardhën e vezës. Të bardhën e rrahur e shtojmë në enën me arrat e grira dhe çokollatën e grirë. Përziejmë me lugë, derisa masa të bëhet homogjene.

Marrim një copë nga masa dhe e shtypim. Në mesin e masës vëmë një top të verdhë nga pjata dhe e formësojmë bombëzën. Rum bombëzën e kalojmë në arra të grira. Në të njëjtën mënyrë i përgatisim të gjitha bombëzat.

Disa bombëza vëmë në pjatën për servirje.

No comments:

Post a Comment