Wednesday, February 23, 2011

Tavë me makarona dhe peshk ton

Përbërësit për 4 racione:

* 175 g makarona guaskë
* lugë gjelle me vaj ulliri
* 1 kokërr qepë e grirë
* 2 gjethe selino të prera
* 1 spec jeshil i prerë
* 125 g bizele të ngrira
* 1 lugë çaji majdanoz i freskët dhe i grirë
* 1 konservë peshku ton

Gatimi

1. Ngroheni paraprakisht furrën deri në 190 gradë C.

2. Gatuajini makaronat, sipas udhëzimeve në paketë dhe kullojini.

3. Në një tigan që nuk ngjit, ngrohni vajin e ullirit. Skuqeni qepën për tri minuta, derisa të bëhet e tejdukshme; më pas shtoni selinon, specin dhe bizelet. Vazhdoni gatimin edhe për pesë minuta të tjera.

4. Përgatitni salcën e bardhë. Në një tigan shkrini gjalpin. Hidhni në të miellin e misrit, më pas shtoni ngadalë qumështin, gjithnjë duke i përzier në një nxehtësi të ulët ose mesatare, derisa masa të trashet.

5. Në një tavë pjekjeje shtroni një shtresë të hollë zarzavatesh. Mbulojini me një shtresë makaronash dhe më pas vendosni peshkun. Mbi të shtoni një shtresë salce të bardhë, kujdesuni të hidhni erëza në çdo shtresë. Përsëriteni këtë proces, duke përfunduar me shtresën e salcës së bardhë.

6. Tavën vendoseni në furrë dhe lëreni të piqet për 20 minuta.

Ky gatim përbën një vakt të balancuar vlerash ushqimore. Peshku ton dhe qumështi sigurojnë proteina; makaronat sigurojnë karbohidrate që japin energji, ndërsa zarzavatet vitamina dhe fibër.

1 comment: