Saturday, February 12, 2011

Mish pule me parmezan

Për 4 persona:

* 600 gr gjoks pule
* 200gr bukë e grirë
* majdanoz
* 50 gr parmezan i grirë
* 1 lugë erëza të përziera
* 2 thelpinj hudhër
* 150 ml qumësht
* 300 ml shtalpë
* 100 ml majonezë
* 6 kastravecë turshi
* vaj
* kripë dhe piper i zi.

Përgatitja:

Gjokset e pulës i presim në copa të holla. Hedhim mbi to kripë, grijmë piper të zi dhe i rrahim me çekiç druri.

Në enë të thellë e hedhim shtalpën, e shtojmë bukën e grirë, parmezanin, 150 ml qumësht, hedhim erëza të përziera, majdanoz të grirë dhe hudhrën e grirë. Përziejmë me lugë, derisa masa të bëhet homogjene.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe në të e derdhim gjysmën e masës. Sipër i vëmë copat e pulës. I mbulojmë me gjysmën e mbetur të masës. Enën e qelqit e vëmë në furrë. Pjekim 60 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Ndërkohë, në enën me majonezë, i grijmë kastravecët turshi dhe grijmë piper të zi. E përziejmë salcën tartar.

Mishin e pulës me parmezan e presim në copë. Tri copë vëmë në pjatën për servirje.
Zbukurojmë me 3 feta limoni dhe 4 degë majdanozi. Sipër çdo cope të mishit të pulës me parmezan vëmë nga një lugë nga salca tartar. Sipër vëmë nga një copë rrepke të kuqe.

No comments:

Post a Comment