Saturday, February 12, 2011

Bërxolla në mënyrë austriake

Për 4 persona:

* 100 gr miell
* 8 bërxolla lope
* 2 thelpinj hudhër
* 3 kokë qepë * majdanoz
* 1 lugë marmelatë kajsie
* 2 lugë uthull molle
* vaj
* kripë
* piper i zi

Përgatitja:

Sipër bërxollave hedhim kripë, piper të zi, i rrahim me çekiç druri, i kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj.

Në të njëjtin vaj e skuqim qepën e grirë. Hedhim kripë dhe piper të zi. I shtypim thelpinjtë e hudhrës dhe i shtojmë në tigan. E shtojmë miellin, uthullën, 400 ml ujë, marmelatën e zbutur me 50 ml ujë dhe majdanozin e grirë.

Gjysmën e përmbajtjes nga tigani e derdhim në tavë qelqi rezistuese ndaj zjarrit. Në enë i vëmë bërxollat dhe sipër e hedhim masën e mbetur nga tigani. Enën e vëmë në furrë.
Pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me një gjeth lakre jeshile. Sipër vëmë një gjeth sallate jeshile, një degë majdanozi dhe një rrepkë të kuqe, të prerë në formë të lules. Bërxollat i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Në anën tjetër të pjatës i vëmë perimet e përziera të kaurdisura. Me garuzhdë, sipër bërxollave e hedhim salcën nga ena e qelqit.

1 comment: