Saturday, February 19, 2011

Kroketa patatesh me sallam dhe djathë kaçkavall

Për 6 persona nevojiten:

* l kg patate
* 150 gr. sallam të prerë hollë
* 150 gr. proshutë të prerë hollë
* 2-3 qepë të prera hollë
* 100 gr. kaçkavall të grirë
* 100 gr. gjalpë vegjetale
* l kg vaj për skuqje
* 4 vezë
* galetë (bukë gruri si pite e thatë, pjekur dy herw)
* miell
* kripë piper.

 Përgatitja:

1. Pastroni patatet, ziejini dhe shtypini derisa të bëhen pure. Vendosini në një enë ose tas të madh.

2. Në një tigan nxehni gjalpin dhe skuqni qepën. Më pas shtoni proshutën dhe sallamin. Lërini për disa minuta, derisa të skuqen lehtë.

3. Hidhni masën e sallamit në purenë e patateve. Shtoni gjithashtu 3 të verdha veze si dhe pak kripë e piper. Punojeni masën me duar dhe bëni qofte të vogla të rrumbullakëta.

4. Rrihni 3 të bardhat e mbetura të vezëve si edhe vezën e plotë që mbeti. Kaloni me miell qoftet e formuara, lyejini me vezë dhe në fund rrokullisin i në një pjatë me galetë të bluar.

5. Skuqini kroketat në vajin e nxehtë dhe pasi të jenë gati lërini të kullojnë.

6. Shërbejini të ngrohta.

No comments:

Post a Comment