Nevojiten (për 12 porcione):
* 250 g miell
* 125 g gjalpë
* 170 g sheqer
* 4 vezë
* kripë
* 850 ml. komposto nga kajsitë
* 500 g djathë të njomë të pakripur (me 20% yndyrë)
* 200 ml ajkë të ëmbël
* 1 qese sheqer vanilje
* lëngu dhe lëvorja e renduar e një limoni
Përgatitja:
Për biskotë - përzihen mielli, gjalpi, 90 g sheqer, 1 ve dhe pak kripë, gatuhet brumi. Mbështillet me foli dhe mbahet në frigorifer për 30 minuta.
Kajsitë kullohen. Tundet ajka e ëmbël. Përzihet djathi me 80 g sheqer, me vanilje, me pak kripë, me 3 vezë dhe me lëngun e lëvoren e limonit. Në këtë masë shtohet edhe ajka. Nxehet furra në 200 shkallë C.
Në sipërfaqe gatimi të përmiellur - tëhollohet brumi. Pastaj lyhet me vaj kallëpi për ëmbëlsira (26 cm) dhe mbi të qitet brumi i tëholluar duke përfshirë edhe muret e tij, shpërthehet me pirun. Mbi këtë brumë qitet kremi i djathit, mbi krem renditen kajsitë e përgjysmuara, me pjesën e rrumbullakët së jashtmi.
Futet në shporet të nxehur dhe piqet për 45 minuta. Kur ëmbëlsira të ftohet, hidhet mbi të sheqeri pluhur.

No comments:
Post a Comment