Friday, January 14, 2011

Torta Elizabeta

 Përmbajtja 

300 ose 500 gr keksë të bluar; 4 gota qumësht ose lëng molle; 250 gr margarinë; 1 sheqer pluhur; 300 gr arra të bluara ose (rrush terur); 1 çokoladë; 2 shllaga dhe zbukurime tortëje…

Brumi i tortës ka këtë përmbajtje: 9 ve; 9 lugë sheqer; 8 lugë miell; 3 lugë kakao; 1-2 luge vaj. ( pas pjekjes e ndan përgjysmë )

Përgatitja:
4 gotat e qumësht ose lëngun mollës i zbrazë në keksët e bluar. Pastaj i përzien. Margarinën dhe sheqerin pluhur i bën bashkë në një enë tjetër ku janë edhe keksat. Njëjtë veproni edhe me arrat dhe rrushin e terur.
Pas përzierjes së tyre i ndan ato në pjesë të barabarta dhe njerëz pjesë të keksëve ua qet çokoladën e shkrirë e cila ua ndërron atyre ngjyrën, Njërën petë të tortës, do të thotë gjysmën tjetër, e lyen me njërën prej pjesëve të tjera të keksëve dhe mbi të e vendos pjesën tjetër. Kështu vazhdoni gjersa torta ta merr formën e bukës dhe më pastaj e zbukuroni atë me shllag.

No comments:

Post a Comment