Friday, January 14, 2011

Krofne

Për 18 copa nevojiten:
500 g. Miell, 50 g. sheqer, 1 lugë (kafeje) kripë, 40 g. tharm, 150 ml. qumësht i vakët, 2 ve, 2 lugë (ushqimi)vaj, pak miell për tavolinën e punës, 1 të bardhë të vesë, 150 g. marmelatë kajsie (apo tjetër), yndyrë për tepsi, sheqer pluhur

Marrim miellin, sheqerin dhe kripën i hedhim në një enë, në mes e shtypim një gropë dhe në të e grimcojmë tharmin. Me qumështin e vakët e përziejmë dhe para-brumin e krijuar e lëmë, të mbuluar në një vend të ngrohtë, nja 15 min. të vijë.

Vetë dhe vajin i rrahim dhe pastaj ia shtojmë brumit të cilin e ngjeshim në një brumë të lëmueshëm. E mbulojmë dhe në vend të ngrohtë e lëmë të vijë rreth 30 min.
Brumin e ngjeshim edhe njëherë dhe në tavolinë të pluhurosur me miell e hapim në trashësi gishti. Me një gotë (apo formë tjetër të rrumbullakët) me diametër rreth 6 cm i presim. Gjysmën e rrumbullakëve të prerë i lyejmë rreth e rrotull me të bardhë të vesë dhe në mes ia qesim një lugë (kafeje) marmelatë. Gjysmën tjetër e palojmë përmbi dhe rrathët (skajet) i ndrydhim mirë (që të ngjiten).
Krofnet i vendosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe të mbuluar i lëmë në një vend të ngrohtë nja 15 min. të vijnë.

Yndyrën (apo vajin) në fritezë e nxejmë në 175 `C dhe krofnet i fërgojmë në të duke i rrotulluar kohë pas kohe deri sa të marrin një ngjyrë të artë në të kaftë. Krofnet së pari i kullojmë (i terim) mbi letër kuzhine dhe pastaj i pluhurosim (shumë) me sheqer pluhur.

1 comment: