Wednesday, January 19, 2011

Salcë për qofte ose patate

 Përbërësit për 4-5 persona:

* gjysmë lugë gjelle me miell
* 4-5 lugë vaj
* 3-4 kokrra domate
* 1 lugë gjelle me salcë
* 3-4 thelpinj hudhra
* 2 lugë gjelle me uthull
* 2 filxhanë çaji me ujë,
* kripë, piper, majdanoz.

Përgatitja:

Kaurdisini qepët e prera hollë në një tigan me yndyrë. Kur qepa të ketë marrë një ngjyrë si të kuqërremtë, shtoni miellin. Kaurdisini së bashku dhe pastaj shtoni domatet e qëruara e të grira hollë. Përziejini edhe pak dhe më pas shtoni ujë, uthull, kripë, piper, fletë dafine dhe hudhra të shtypura. Lërini derisa të marrin valë. Kjo masë u hidhet qofteve përsipër dhe futet në furrë.

Pasi ta keni hequr nga furra, vendoseni në pjata dhe mbulojeni me salcë dhe majdanoz të grirë hollë. Kjo gjellë mund të shoqërohet edhe me patate të skuqura, të ziera, pure patatesh dhe perime të tjera. Qoftet mund të bëhen me salcë edhe menjëherë sapo t'i keni skuqur. Në këtë rast lihen pak të qullëta.

No comments:

Post a Comment