për 4 persona
* 4 bërxolla lope
* 200 ml shtalpë (ajkë)
* 2 gogozhare të kuqe
* 1 kokë qepë
* 40 gr gjalpë
* 1/2 luge kafeje fara afioni të grira
* 1 lugë piper i kuq
* 1 pako pluhur për pure
* 300 ml qumësht
* 1 lugë miell
* 1 kub supë e gatshme
* vaj e kripë dhe piper i zi.
Përgatitja:
Në tenxhere në zjarr me ujë të valuar e ziejmë kubin e supës së gatshme.
Qepën e presim në fije. Gogozhareve ua largojmë farat dhe i presim në copë të holla e të gjata.
Në gjalpin e shkrirë në tigan e skuqim qepën. Pasi zbutet qepa, në tigan i shtojmë copët e specit. Hedhim kripë, piper të kuq dhe fara afioni të grira. Me lugë, në tigan hedhim nga supa.
Sipër bërxollave hedhim kripë dhe piper të zi dhe i rrahim me çekiç druri. Sipër bërxollave, nga të dy anët, hedhim piper të kuq dhe i skuqim në tigan me gjalpë.
Në tenxheren me supën e mbetur e hedhim qumështin dhe hedhim kripë. Në tenxheren me qumështin e zier e shtojmë pluhurin për pure. Pasi pureja e fiton dendësi në e duhur, tenxheren e heqim nga zjarri.
Në enën me shtalpë e shtojmë miellin dhe përziejmë me tel kuzhine. Në tiganin me speca e shtojmë shtalpën me miell.
Purenë e vëmë në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, purenë e vëmë në pjatën për servirje. Bërzollat i nxjerrim nga tigani dhe i rendisim shkallë-shkallë në pjatën për servirje. Sipër tyre hedhim nga salca me speca. Zbukurojmë me dy degë majdanozi në dy skajet e puresë.

No comments:
Post a Comment