Friday, January 20, 2012

Tortë e mbushur


Për pandispanjë:

* 10 vezë
* 10 lugë sheqer
* 2 lugë kakao

Për krem:

* 6 lugë niseshte
* 1 l qumësht
* 8 lugë sheqer
* 150 gr çokollatë për gatim
*125 gr gjalpë
* 100 gr arra të thërrmuara
*100 gr sheqerka zhele
*100 gr rrush i thatë
*10 krem banane


Gatimi:

Fillojmë me përgatitjen e pandispanjës. Në enë të thellë i thyejmë vezët, shtojmë 10 lugë sheqer dhe i rrahim me mikser. Pasi shkrihet sheqeri, në enë e shtojmë kakaon dhe i rrahim derisa të bashkohet masa. Pastaj, në enë e shtojmë miellin dhe aditivin për brumë. Përziejmë me tel kuzhine, derisa të bashkohet masa.

Kallëpin e rrumbullakët e lyejmë me gjalpë. Brumin e derdhim në kallëp. Kallëpin e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Ndërkohë e përgatisim kremin. Në tenxhere në zjarr e hedhim pjesën më të madhe të qumështit dhe 8 lugë sheqer. Përziejmë me tel kuzhine. Në qumështin e mbetur e shtojmë niseshtenë dhe përziejmë me tel. Duke përzier pandërprerë me tel, në qumështin e valuar e shtojmë niseshtenë e zbutur. Pasi kremi e fiton dendësinë e duhur, tenxheren e heqim nga zjarri. Çokollatën e thyejmë në copë dhe e shtojmë në tenxhere. E shtojmë edhe gjalpin. Përziejmë me tel, derisa të shkrihet çokollata dhe gjalpi. E lëmë kremin të ftohet. E nxjerrim pandispanjën nga kallëpi dhe e presim pjesën e sipërme të pandispanjës.

Pastaj, në mes të pandispanjës bëjmë vrimë. Copët nga mesi i pandispanjës i vëmë në enë të thellë. Kremin e ftohur e rrahim me mikser. Gjysmën e kremit nga tenxherja e vëmë në enën me copët e pandispanjës. Në enë i shtojmë arrat e thërrmuara dhe rrushin e thatë.

Sheqerkat zhele i presim në copë dhe i shtojmë në enë. Edhe 4 krem banane i presim në copë dhe i shtojmë në enë. Kremin e vëmë në vrimën e pandispanjës. Tortën e mbushur e lyejmë me kremin e mbetur në tenxhere. Sipër kremit e vëmë copën e prerë të sipërme të pandispanjës.

Tërë tortën e lyejmë me kremin nga tenxherja. Kremin e mbetur e vëmë në shiringë kuzhine. Me shiringë, me krem e zbukurojmë pjesën anësore dhe pjesën e sipërme të tortës. Mes topëzave të kremit zbukurojmë me sheqerka zhele. Në mes të tortës i vëmë 6 krem bananet e mbetura. Me një topëzë krem dhe me një copë sheqerkë zhele e përfundojmë zbukurimin e tortës.

No comments:

Post a Comment