Friday, December 30, 2011

Tortë çokollate


Nevojiten:

* 250 g çokollatë për gatim, të grimcuar
* 250 g gjalpë i pakripur, i grimcuar
* 2 gota sheqer
3/4 % e gotës qumësht
* 4 vezë
* 1/4 e gotës vaj
* gjysmë gote qumësht-krem
* 1 qese bakin
* 1 gotë miell
* ¼ e gotës kakao
* gjysmë luge sodë bikarboni
* për dekorim - ashkla çokollate
* ‘shllag’ për ta servirur me ëmbëlsirë

Gatimi:

1. Yndyroset kallëpi për tortë (me diametër 22 cm). Në kallëp vendosen 2 letra për pjekje, të cilat mbeten në margjinalin (jashtë kallëpit) 2 cm.

2. Vendoset çokollata, gjalpi, sheqeri dhe qumështi në një tenxhere. Përziejmë në temperaturë të ulët, nuk vlon, përderisa të sheshohet dhe të zbutet. Këtë masë e transferojmë në një enë të madhe dhe e lëmë të ftohet për 10 minuta.

3. Tunden (miksohen) vezët, vaji dhe qumështi-krem së bashku, përzihet me çokollatën e gatitur më parë. Shtohen mielli, bakini, kakaoja dhe soda e bikarbonit. Të gjitha këto miksohen derisa të krijohet një masë e butri. E gjithë kjo derdhet në kallëp të tortës, të përgatitur më parë.

4. Piqet në furrë me temperaturë mesatare (160 gardë celsius) për një orë e 20 minuta. Nxirret dhe lihet të ftohet, pastaj futet në frigorifer që të shtrëngohet.

5. Për ta bërë çokollatën të fortë, i shtohet pak qumësht, qitet në një tenxhere të vogël, përzihet në temperaturë shumë të ulët (jo të vlojë), derisa të zbutet. Kjo çokollatë transferohet në një enë, lihet në temperaturë të dhomës, derisa të arrijë dendësinë e duhur.

6. Merret ëmbëlsira dhe përmbyset. Lyhet me çokollatën e dendësuar në pjesën e sipërme dhe anësore. Dekorohet me ashkla çokollate. Futet në frigorifer derisa të servilet.

7. Ëmbëlsira shërbehet me ‘shllag’.

1 comment: