Sunday, September 25, 2011

Domate e speca të mbushur me oriz


Për 4-5 persona duhen:
* speca 8 copë
* domate 4 copë
* vaj 2 filxhan kafeje
* qepë 2-3 kokrra
* oriz një filxhan çaji
* kripë, piper i zi, majdanoz, kopër

Përgatitja:
Specat dhe domatet bëhen njëlloj si më sipër, ndërsa për përgatitjen e mbushjes veprohet kështu: në një enë me yndyrë skuqet qepa e grirë hollë, pastaj shtohen zemrat e prera në copa të vogla: kaurdisen pak, hidhet orizi i pastruar dhe i larë e pastaj shtohet ujë aq sa të bëhet një pilaf i trashë dhe orizi të jetë zier pak. Masës i hidhet kripë, piper i zi dhe lihet të ziejë derisa orizi ta thithë gjithë lëngun. Pastaj hiqet nga zjarri, përzihet me majdanoz të grirë hollë, kopër dhe bëhet mbushja.
Rreshtohen në tepsi një radhë domate një radhë speca ose të përzier sipër hidhen domate. të prera në feta dhe qepë të grira në formë rrethi; shtohet pak kripë e ujë dhe piqen në furrë derisa të jenë gati.

No comments:

Post a Comment