Monday, March 21, 2011

Parfe

Përbërësit:

* 1/2 l qumësht
* 2 pako krem
* 20 biskota me qumësht
* limon i grirë në rende
* ca gjethe menteje të prera hollë.


Për prevedenë: 2-3 lugë mjaltë * 5-6 nektarina të grira hollë * 2 limonë të prerë hollë.

Përziejeni qumështin dhe kremin e pastiçerisë në mikser. Në një tas të thellë thërrmoni biskotat dhe hidhini sipër dhe lëkurat e grira të limonit, si dhe mentën e grirë hollë.

Shtojini sipër përzierjen e qumështit me kremin e pastiçerisë dhe përziejini mirë, në mënyrë uniforme. Vëreni në një formë dhe futeni ne frigorifer. Lëreni për 5-6 orë.
Ndërkohë, në një tenxhere përzieni nektarinat dhe limonët e prerë në copa të vogla, spërkatini me pak lëng limoni dhe mjaltë.

Vazhdoni përzierjen në zjarr te ngadaltë derisa të fillojë të trashet paksa. Lëreni të ftohet. Pas 5-6 orësh nxirreni formën nga akulli dhe përmbyseni mbi një pjatancë.
Zbukurojeni me fruta dhe hidhini prevedenë e përgatitur sipër.

No comments:

Post a Comment