Monday, March 21, 2011

Mëlçi të furrës

Për 6 persona:

* mëlçi 750 g
* mish i tymosur 100 g
* kripë, piper
* 1 lugë kafeje miell
* yndyrë

Përgatitja:
Mëlçia e zezë pasi lahet dhe fshihet mirë, vendoset në një tavë të vogël e të thellë. I hidhet ujë i nxehtë sa të mbulohet gjysma e mëlçisë, ndërsa pjesa tjetër mbulohet me mishin e tymosur dhe me yndyrë.

Vihet në furrë që të piqet 1/2 orë-1 orë afërsisht duke u spërkatur herë pas here me një përzierje: miell, kripë e piper si dhe me lëngun e vet. Kur piqet plotësisht, hiqet nga tava, ndërsa lëngu lihet të ziejë në zjarr të fortë që të trashet salca.

Pritet mëlçia, vendoset në pjatë dhe sipër i hidhet salca e përgatitur.

Mëlçia e pjekur mund të shoqërohet me patate të ziera të çastit me pak gjalpë e me majdanoz të grirë hollë. Mëlçia e kaut mund të bëhet çomlek si zemra, në
skarë, etj.

No comments:

Post a Comment