Përbërësit për 6 persona:
* 3 zogj pule
* 2 qepë
* 750 g spinaq
* gjalpë
* 30 g miell
* 300 ml kos
* kripë, piper i zi
Përgatitja:
1. Pritini përgjysmë zogjtë e pastruar dhe vendosini në një tenxhere me pak gjalpë për t'u skuqur.
2. Shtoni qepën, hidhni ujë sa të mbulohen përgjysmë dhe lërini që të ziejnë ngadalë.
3. Në një tas prej qelqi përzieni kosin me miellin derisa të krijohet një masë homogjene. Masën hidheni në lëngun e zogjve, duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri aq sa kosi të bashkohet me lëngun dhe të marrë trajtën e salcës. Lërini të ziejnë edhe 10 minuta në zjarr të ngadaltë.
4. Pasi t'i keni pastruar mirë gjethet e spinaqit, në një tenxhere tjetër përvëlojini me ujë me kripë. Kullojini mirë dhe i keni gati për t'i servirur.
5. Mund t'i servirni në dy mënyra: duke e servirur në anë të pjatës spinaqin dhe në mes salcën e zogjve, ose në një pjatë spinaqin dhe veç zogjtë me salcën e kosit.

No comments:
Post a Comment