Saturday, February 12, 2011

Spageti me domate dhe djathë

Përbërësit për 4 persona:

* 350gr spageti
* 250gr domate
* 70gr djathë kremoz
* 1 spec me tul (të verdhë ose të kuq)
* 1 thelb hudhër
* borzilok
* vaj ulliri
* kripë
* piper

Përgatitja:

Ziejmë spagetat në pak minuta.

E vendosim specin në furrë në mënyrë që t’i heqim sa më lehtë lëkurën dhe farat. Pasi e kemi qëruar, e presim në fije të holla.

Shtojmë domatet, djathin kremoz dhe bashkë me specin i vendosim në një tas me thelbin e hudhrës të shtypur, pak kripë, piper, pak vaj ulliri dhe i përziejmë të gjitha mirë. Mund të servohet fare mirë edhe për darkë.

Kjo pjatë me shumë pak kalori (250 kalori) është e lehtë, kremoze dhe e shijshme.

No comments:

Post a Comment