Wednesday, February 23, 2011

Pite me speca

Përbërësit për 4 persona

* 200 gr mish i tymosur
* 3 speca jeshil
* 250 gr miell
*125 gr gjalpë
* 5 vezë
* 1 limon
* 1 thelb hudhër
* e vaj e kripë dhe piper i zi
Përgatitja:

Në enë të thellë e hedhim miellin, gjalpin e prerë në copë, hedhim kripë dhe brumin e ngjeshim me duar. Thyejmë një vezë, e përziejmë me 3 lugë ujë dhe e shtojmë në enën me brumë. Brumin vazhdojmë ta ngjeshim me dorë. Brumin e lëmë në frigorifer 30 minuta.

Ndërkohë, specat i presim në copë të gjata dhe i skuqim në vaj. E grijmë thelbin e hudhrës dhe e shtojmë në tiganin me speca. Hedhim kripë. Mishin e tymosur e presim në copë të gjata, të cilat i shtojmë në tigan.

Sipër tavolinës së punës hedhim miell dhe nga brumi hapim një petë. Tavën e qeramikës e lyejmë me gjalpë, hedhim në të miell dhe, me ndihmën e petës, në tavë e vëmë petën. I largojmë pjesët e tepërta të petës.

Në enë të thellë thyejmë 4 vezë, hedhim kripë, lëngun e një limoni dhe i rrahim me pirun.

Specat dhe mishin e tymosur i vëmë sipër petës në tavën e qeramikës. Sipër i hedhim vezët e rrahura. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Piten e zbukurojmë me feta domateje.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.

No comments:

Post a Comment