Për 1 kg. kungulleshkë duhen: vaj për skuqje (1/2 filxhan çaji), 2 lugë gjelle miell, kripë, piper, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 kokrra hudhër, pak rriska qepe të kuqe, 2 lugë gjelle uthull; sallatë e gjelbër.
Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i kruar me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. Pastaj shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe u hidhen hudhrat e shtypura me vaj ulliri e uthull, rriskat e qepëve dhe sallata e gjelbër. Kjo sallatë mund të shoqërohet dhe me kos.
No comments:
Post a Comment