Monday, January 24, 2011

Ëmbëlsirë me reçel pjeshke

Përbërësit për brumin:
* 250 gr miell
* 100 gr sheqer
* 1 ve
* 1 qese sheqer vanilje
* 125 gr butër ose margarinë një maje gishtërinjsh
* kripë

Mbushja:
* 250 gr reçel pjeshke
* 2 lugë gjelle lëng
* pjeshke ose raki pjeshke
* 1 ve
* 2 lugë gjelle qumësht

Përgatitja:

Mielli qitet mbi tryezë ose në një enë. Në mes bëhet një gropë, aty qitet veja dhe sheqeri, përreth miellit qitët kripa, sheqer vanile, dhe buteri i prerë në copa. Të gjithë përbërësit
përzihen me dorë, ose me lugë, dhe brumi formësohet në topth, mbështillet me varak, dhe futët në frigorifer për 30 minuta.

Pastaj 2/3 e brumit tëhollohet në petë në trashësi 5mm dhe qitet në një tepsi të rrumbullakët (diametri 26 cm) te lyer me yndyrë, rrethit të tepsisë peta ngrihet përpjetë
për 2 cm. Pastaj, reçeli përzihet me lëngun e pjeshkës dhe qitet mbi petë.

Brumi i mbetur tëhollohet ne një petë me trashësi 7mm, pastaj nga peta prehën 10 rripa që vendosën sipër reçelit 5 në formë horizontale e 5 vertikale, pra të kryqëzuar njëri mbi tjetrin.

Në fund, e kuqja e vesë përzihet me qumësht dhe ëmbëlsira lyhet sipër.

Në furrën e nxehtë prej 200°C ëmbëlsira piqet 30-35 minuta.

No comments:

Post a Comment