Monday, November 21, 2011

Tortë me gështenja


Nevojiten

* biskota prej çokollate për torte
* pak qumësht dhe rum
Për krem
* 450 g pure gështenjash
* 6 lugë ajkë e ëmbël
* 7 lugë sheqer pluhur
* pak lëng limoni
* 100 g sheqer pluhur
* lyerje çokollate
* masë për zbukurim

Përgatitja:

Puresë së gështenjave i shtohen ajka, sheqeri dhe lëngu i limonit, sa për t'i dhënë shije. Sipas dëshirës, shtohet edhe pak rum. Biskota pritet horizontalisht dy herë dhe të tri shtresat lagen me përzierjen e rumit me qumësht.

Dy shtresat e poshtme lyhen me krem dhe ngjiten njëra me tjetrën.

Gatuhet shtresa për zbukurim me sheqerin pluhur, shtrihet gjysma në tërë sipërfaqen e tortës dhe anash. Mbi të derdhet një shtresë çokollatë e shkrirë.

Nga pjesa tjetër e masës për zbukurim bëhen figura të ndryshme me të cilat zbukurohet torta.

No comments:

Post a Comment